Shqiptari që bëri 100 operacione plastike që të duket si Ismail Qemaili


Ai është nja patriot. Një njeri që e don atdheun. Një njeri që mbi të gjitha do të jepte gjithçka që të ngjajë me një person. është ky Patriot Kosovari i cili tashmë ka realizuar operacionin e 100 plastik për të arritur qëllimin e tij: që të duket sikurse Ismail Qemaili.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra për Operacione Plastike në Kosovë, Patrioti fillimisht nuk i ka ngjarë aspak Ismail Qemailit, madje ai dukej si Naim Frashëri. Por insistimi i tij që gjithqysh të duket sikurse Ismail Qemaili, ka dhënë sukses.

“Fillimisht realizova nja 10 operacione rresht, edhe gjithqysh jam kon i bindur që do ti ngjasoj. Por u bëra sikurse Isa Boletini. Më pëlqen Isa ama Ismailin e kam në zemër. Dua të bëhem Ismail”, ka thënë ai.

Dhe pas këtyre 10 operacioneve, ai kishte bërë edhe nja 10 të tjera. Më pas edhe 10 edhe 10 e qeshtu deri sa është arritur dukja 100 për qind si e Ismail Qemailit.

Edhe pse plani ishte që ai të duket si Ismail Qemaili me 28 nëntor, mjeku i kishte thënë që të mos e heqë fashën nga fytyra deri sot, por kjo se ka prekur atë aq shumë. Patrioti është i lumtur që tash duket sikurse Ismail Qemaili.


Shqiptari që bëri 100 operacione plastike që të duket si Ismail Qemaili

log in

reset password

Back to
log in