fbpx

Shqiptari triumfon në turneun botëror “Kush e zgjedh bostanin më të mirë”


Konkurrentë nga 130 vende të botës nuk kanë mundur të zgjedhin bostanin aq të mirë sikurse që ka arritur ta zgjedhe më dy të cakatme, shqiptari nga Suhareka, Kastravec Peci. 

Ai ka arritur që të zgjedhe bostanin më të mirë, nga 130 konkurrentët e tjerë. Juria e cila shpalli atë fitues, mbeti e mrekulluar me cilësinë e bostanit që Peci ka selektuar me vetëm dy cakatje të bostanit. 

“Mes qindra bostanave, ai ka selektuar njërin prej tyre. Pa asnjë mëdyshje pa shumë hulumtime, por me shumë intuitë të zhvilluar dhe guxim për të eksperimentuar. Përzjedhja e tij është aq e saktë sa tejkalon edhe ndonjë program me Intelegjencë Artificiale”, thuhet në vlerësimin e jurisë. 

Sipas jurise që është përbërë nga 11 anëtarë të ndryshëm, ekspertë të bostanit, kultivues dhe doktorë të biologjisë të cilët njëzëri kanë votuar për bostanin e përzedhur. 

Interesante është të ceket se konkurrentët nuk kanë konkurruar me emra dhe nuk është ditur kombësia e tyre. Se prej nga janë konkurrentët është bërë publike vetëm pas shpalljes së fituesve. Burri nga Suhareka ka fituar një udhëtim nëpër arat më të njohura në botë për bostan ku edhe do të zgjedhë bostanët më të mirë, duke vendosur standart në shijen e bostanit. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg