Shtabi zgjedhor i PDK-së vendoset në Bonvivant


Menjeherë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të nisë përgaditjet për zgjedhjet ku siç dihet tashmë do ti fitojë mbi 88 për qind të votave, dhe kjo siguri e madhe ka bërë që ata të relaksohen paksa në këto zgjedhje.

Kësisoj me vota unanime, Këshilli Drejtues i PDK-së ka vendosur që të shtabi zgjedhor i partisë në këto zgjedhje të vendoset në lokalin post-poshmodern Bonvivant, që është i dizajnuar në bazë të frymës artistike të ministrit të shëndetësisë Memli Islmaili. 

Ajo që ja vlenë për tu habitur është fakti se me këtë propozim janë pajtuar edhe klika e komandantëve si Sami Lushtaku e Elmi Reçica. Kukunews mëson se tek këta dy kishte ndikuar Ganimete Musliu e cila është edhe kliente e rregullt dhe njihet si një #bonviviloqki

Pijet dhe mezet e ndryshme do të paguhen në fund të zgjedhjeve dhe vetëm në rast të humbjes detyrohet të paguaj secili për veti, por kjo gjë as që po mendohet pasi siç thamë edhe më herët në këtë tekst mbështetja për PDK-në tek popullata vetëm po shkon duke u rritur me të madhe. 


Shtabi zgjedhor i PDK-së vendoset në Bonvivant

log in

reset password

Back to
log in