fbpx

Si dështoi plani që t’ia mbajnë sekret Rugovës, humbjen e LDK-së? Cila nga 72 virgjereshat shkeli premtimin


Presidenti Historik Ibrahim Rugova i cili gjendet përjetësisht në xhenet, që prej kohës kur e la këtë jetë, në vitin 2006, e ka marrë vesh 3 ditë më vonesë, për humbjen e partisë që e krijoi, Lidhja Demokratike e Kosovës, 

Rugova, i cili mban pozitën e Kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar në Xhenet, kishte ditë që donte të merrte vesh se si ka dalë partia e tij, të cilën sa ishte gjallë e kishte mbajtur gjithmonë në pozitën 1 ose 2.

Por një plan i Allahut, për ta kursyer Rugovën nga informacionet tronditëse, ka dështuar, pasi Rugova e ka marrë vesh për LDK-në që i ka marrë vetëm 13 për qind të votave. 

Trupin ne toke, Shpirtin ne Qiell

Burimet tona në Xhenet, bëjnë të ditur se Rugova kishte tre vite që e kishte lënë alkoolin, por me të marrë këtë lajm, ai i është rikthyer ëisky pijes së tij të preferuar. 

Por jo vetem kaq. Pyetjet mbi këtë personazh janë të shumta. Si u bë që plani i Allahut të dështojë? Krejt kjo ka ndodhur për shkak se një nga 72 virgjereshat ka qëlluar  më nihiliste dhe më feminsite nuk është pajtuar që Rugovës ti mbahej sekret, humbja katastrofale e LDK-së, partisë që ai ia kushtoi krejt jetën. Kësisoj, kur asaj i ka ardhur rendi, që të flej me Rugovën, i ka treguar, për rezultatin tmerrues. Më pas ka bërë vetëvrasje. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.