Sigurimi kërkojnë dëmshpërblim nga kompania: Nuk e pamë thoben, dëgjuam vetëm pordhat


Të gjithë jeni pyetur – ndoshta edhe jo pasi mund të ndodhë që vetëm mendjet tona detajistje e kanë vërejtur këtë detaj – se si është e mundur që sigurimi në koncertin e Fjolla Morinës në Skënderaj, kanë qëndruar tërë kohës më shpinë kthyt ka këngëtarja, teksa ajo këndonte dhe performonte. 

Asnjë nga anëtarët e sigurimit nuk e kanë pasur mundësinë që ta shohin performancën e Fjolla Morinës, pasi kanë qenë të detyruar që të qëndrojnë me shpinë kthyer nga ajo, dhe të fokusohen tek fëmijët e lazdruar që shtyeshin mes vete. 

Kësisoj, anëtarëve të sigurimit të angazhuar në natën e së mërkurës në Skënderaj, iu është mohuar e drejta që ta shijojnë performancën. Por tani ata mendojnë që të dëmshpërblehen për këtë safrificë.

Katër anëtarët e sigurimit po kërkojnë dëmshpërblim nga kompania e tyre, pasi mendojnë se janë dëmtuar duke mos u lejuar që të shikojnë performancën, duke humbur kështu mundësinë që të ndjekin një nga koncertet më legjendare në Skënderaj. 

Por ata kanë shkuar përtej kësaj. Ata po ankohen se përpos faktit që nuk u është lejuar që të shikojnë performancën, u është dashur edhe të durojnë pordhat e lëshuara nga Fjolla Morina, si pasojë e angazhimit të jashtëzakonshëm fizik të këngëtares. 

“Ne vetëm pordha kemi dëgjuar. Nja dy-tri herë. Asgjë më shumë. Jeta e një sigurimi është jetë e vështirë, andaj kërkojmë dëmshpërblim”, thuhet në kërkesen e tyre. 

Koncerti i sopranos Fjolla Morina në Skënderaj ngjalli shumë reagime. Kryetari i komunës, Bekim Jashari e quajti koncertin e saj si “Nata e vërtetë e Zjarreve”. 

Ndërsa Bashkësia Islame në Skënderaj, vendosi t’ia ndajë çmimin “Subhan Allah” këngëtares, për arritje xhenetore me këtë koncert. 

Por ky koncert vuri në pah ende disa mbetje anti-shqiptare të cilët e kritikuan koncertin operistik të Fjolla Morinës, duke kërkuar që koncertet e tilla të mbahen me muzikë më të lehtë. Por vet Morina iu kundërpërgjigj atyre duke publikuar një fotografi me Adem Jasharin, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Tiranën e vitit 1996.


Sigurimi kërkojnë dëmshpërblim nga kompania: Nuk e pamë thoben, dëgjuam vetëm pordhat

log in

reset password

Back to
log in