Skandaloze: Atletët kosovar në Rio prezantohen si majmunë


Komiteti Olimpik ka vendosur që të tallet me popullin e Kosovës duke e bërë atë një popull që ka prejardhje nga majmuni.

Për këtë arsye, pjesëmarrjen për herë të parë në historinë e shtetit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Komiteti Olimpik ka vendosur që të na prezantoj si majmunë.

Siç shkruan gazeta “Olimpiko” Komiteti Olimpik e ka marrë këtë vendim bazuar në kërkimet mbi gjenezën e popullit shqiptar në Kosovë dhe nga ky kërkim ka dalë që kosovarët e kanë prejardhjen nga majmuni.

“Në këtë mënyrë Komiteti Olimpik ka vendosur që të nderojë Kosovën dhe popullin e saj si paraardhësit e njerëzimit pasi janë populli më i lashtë në botë”, shkruan gazeta braziliane, duke e cituar shefin e Komitetit Olimpik.

Por kjo nuk është aspak e vërtetë dhe Kukunews dëshiron të bëjë me dije të gjithë atyre që na thonë se kemi prejardhjen nga majmuni se nuk është e vërtetë ne e kemi prejardhjen prej pellazgëve.

“Kërkojmë nga Komiteti Olimpik që menjëherë ta heq foton me majmunin dhe ta vendosin një foto të një pellazgi”, tha gazetari jonë olimpik i pranishëm në redaksi.


Skandaloze: Atletët kosovar në Rio prezantohen si majmunë

log in

reset password

Back to
log in