fbpx

Studim: Nëse besoni fuqishëm në Qeverinë Kurti, rrezikoheni më pak nga varianti indian i virusit


Një studim i bërë nga Grupi i ekspertëve “Me kryeministrin” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka zbardhur disa fakte shokuese në lidhje me variantin më të ri të virusit COVID19  që njihet si varianti indian apo Delta varianti. 

Sipas këtij studimi, ky variant i virusit sulmon në veçanti ata persona që iu mungon vetëbesimi dhe disponimi për jetë. Sidomos studimi gjen se më të prekurit nga ky variant i virusit janë ata qytetarë të cilët kanë dyshime në punën fantatstike të Qeverisë Kurti. 

“Të gjitha rastet e qytetarëve kosovar me virusin delta janë militant të ish partive në pushtet të cilët nuk besojnë aspak tek Qeveria Kurti. Imuniteti i tyre është i dobët andaj edhe virusi i ka goditur”. thuhet në studim.

Ndikimi i virusit tek qytetaret qe besojne fuqishem ne Qeverine Kurti

Studimi gjen se tek rastet e qytetarëve me versionin delta të virusit COVID 19 që besojnë fuqishëm në Qeverinë Kurti, virusi nuk ka goditur aq rëndë. 

“Fakti që këta qytetarë besojnë fuqishëm tek Qeveria Kurti ua ka rritur edhe imunitetin, andaj versioni indian i virusit nuk po u bënë gjë”, thuhet në studim. 

Ndikimi i virusit tek qytetaret qe besojne fuqishem ne Qeverine Kurti


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg