Studim: Qindra kosovarë ende befasohen nga ngjarjet që ndodhin në Kosovë


Në vazhdën e projektit “Transparenca e hapur, fondet e mbyllura”, Agjencia Jonë vazhdon të publikoj një hulumtim të Institutit për Studime të Kota, që flet për një numër të madh të qytetarëreve që ende vazhdojnë të shokohen nga ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi, ky grup i cili përbëhet nga qindra qytetarë, përkundër faktit se në Kosovë çdo lajm vetëm përseritet për 17 vjet radhazi, ende vazhdon të befasohet ose shokohet nga lajmet dhe ngjarjet që ndodhin në Republikën e Kosovës.

“Më së shumti njerëz të tillë jetojnë nëpër zonat urbane sidomos në kryeqendrat e Kosovës. Ata njihen edhe si njerëz cool dhe të mençur dhe open mindet që punojnë si fuqi profesionale nëpër institucionet e Kosovës e që bëjnë share video nga revolucionet nëpër botë për të treguar se janë për një botë të lirë dhe të barabartë”, thuhet në këtë raport.

Në këtë raport tregohet sesi një numër i madh i tyre janë njerëz që marrin rrogë nga shteti por nuk merren me politikë ama nuk guxojnë të bëjnë share asnjë lajm tronditës dhe shokues që ka ndodhur në Kosovë, pasi ajo prek shefat e tyre, por kur diçka vdekjeprurëse ndodhë, ata shfaqen të befasuar dhe shokuar duke shkruar në statusë “OMG qekjo sosht e mundur”.


Studim: Qindra kosovarë ende befasohen nga ngjarjet që ndodhin në Kosovë

log in

reset password

Back to
log in