Sulmohet Kukunews, pasi raportoj për ringjalljen e kingjit


Agjencia jashtëzakonisht serioze e lajmeve, Kukunews, është sulmuar jashtëzakonisht keq nga carqe të ndryshme keqadashëse ndaj raportimit të drejtë dhe të paanshëm.

Duke qenë se gjithmonë kemi qenë në shërbim të së vërtesës dhe vetëm të së vërtetës eksluzive, Kukunews është sulmuar pasi të enjtën raportoi për një ngjarje jo fort të zakonshme që ka ndodhur në një fshat të Llapit, ku një kingj është ringjallur pasi ishte prerë për kurban.

Carqe të ndryshme kanë sulmuar sajtin duke e hequr tekstin dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese ndaj korrespodentit tonë në Llap.

Stafi i Kukunews e ka marrë vesh se kush na ka sulmuar por për shkak të mbojtjes së të dhënave personale të sulmuesve nuk dëshirojmë ta bëjmë të ditur identitetin e tij.

Ekipi  i Agjencisë sonë dëshiron të bëjë të ditur se asnjë sulm nuk do të na ndalë.

Dhe siç mund ta shihni në lajmërimin kur të klikoni në linkun e lajmit për ringjalljen e kingjit dëshirojmë të jut hemi sulmuesve se jeta ka plot percipeci dhe kjo nuk do të na ndalë.

Kingjit i urojmë jetë të lumtur. Deri në Bajramin e ardhshëm.

lifeissoeassy

 


Sulmohet Kukunews, pasi raportoj për ringjalljen e kingjit

log in

reset password

Back to
log in