Tenderin e parë në Komunën e Tuzit e fiton djali i kryetarit


Dita e parë e kryetarit të Komunës së Tuzit, tashëm e drejtuar nga shqiptarët, shqiptari Nikë Gjelknusi ka vazhduar me disa ngjarje interesante.

Fillimisht, u emërua zëdhënsja e komunë së Tuzit. Këtë pozitë e mori këngëtarja, sopranoja Gjyste Vulaj.


https://kukunews.net/gjyste-vulaj-emerohet-zedhenese-e-komunes-se-tuzit/

Më pas u emërua edhe drejtori i Departamentit për Kthim, gjë që në këtë pozitë u emërua, vet këngëtari Malësori që njihet për politikat e tij të kthimit me këngën Kthehuni.

https://kukunews.net/malesori-emerohet-drejtor-per-kthim-ne-komunen-e-tuzit/

Por tashmë është dhënë edhe tenderi i parë në këtë komunë që ka të bëjë me Video dhe Rrjete Sociale. Tenderin për media e ka fituar kompania e djalit të kryetarit Nikë Gjelknusi, që së bashku me disa dosta që kanë kamera, e kan qelë një kompani produksioni që zakonisht xhirojnë dasma. Por tashmë do të xhirojnë edhe aktivitetet e komunës.

“Deri tash, në Komunën e Tuzit, tenderat i kanë fituar në mënyrë të jashtëligjshme disa njerëz të tjerë. Por tash që e kemi ne shqiptarët, tenderat do ti fitojnë të afërmit tanë, shqiptarë normal”, ka thënë kryetari.

Urime dhe suksese.


Tenderin e parë në Komunën e Tuzit e fiton djali i kryetarit

log in

reset password

Back to
log in