Tërmet tek e majta: Kaqusha Jashari kalon në Vetëvendosje, Sami Kurteshi në NISMA


E majta progresive në skenën politike të Kosovës e drejtuar nga VV dhe dy partië social-demokrate NISMA dhe PSD, kanë marrë një zhvillim të ri, pasi dy anëtarët veteran të kësaj lëvizje politike në vend, bënë disa lëvizje të cilat po konsiderohen si maestrale për ti ndihmuar partitë njëra-tjetrës ose si një bombë e kurdisur për ta shkatërruar të majtën, pikërisht para kohës së zgjedhjeve. 

Liderja shpirtërore e social-demokratëve, Kaqusha Jashari që udhëhoqi PSD-në për dekada, u bë simbol i një lëvizje progresive brenda së majtës kur i krijoj vend grupit të pa kënaqur me të majtën populliste VV-në. Grupi i deputetëve që dolën nga VV-ja krijuan partinë e re fringo fresh me dizajn të ri, PSD, duke e lënë në hijë PSD-në tradiconale të udhëhequr nga Kaqusha Jashari. Por vendimi i saj për të braktisur PSD-në dhe për të kaluar në Vetëvendosje, ka befasuar të gjithë, teksa ajo vet ka refuzuar të jap shpjegime për momentin. Ka paraljmëruar se do të botoj librin shumë shpejt me të gjitha infot e sqaruar në detaje, e të cilin libër sigurisht askush nuk do ta lexojë sepse realisht është i panevojshëm. Nejse. 

Sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër figurë e së majtës ektreme, Sami Kurteshi, bëri një lëvizje të dakorduar me Jasharin, duke vendosur të shkoj tek social-demokratët e djathtë, NISMA Social-Demokrate e udhëhequr nga neo-liberali Fatmir Limaj. As Kurteshi nuk ka thënë gjë për këtë vendim drastik. Por ajo që dihet është se diçka po zihet brenda grupacionit më me së shumti gjasa që të marrë qeverisjen e ardhshme, duke i dhënë vendit një drejtim në binar stabil, ku qytetari ka gjithmonë të drejtë. 


Tërmet tek e majta: Kaqusha Jashari kalon në Vetëvendosje, Sami Kurteshi në NISMA

log in

reset password

Back to
log in