Tetë marsi, “Lule Drenica” triumfon në treg


Kompania “Lule Drenica”, e udhëhequr nga Jakup krasniqi, ka bërë të ditur se kosovarët i janë kthyer romantikës. Për vetëm një ditë kjo kompani ka shitur rreth 50 mijë trëndafila dhe karamfila.

“Ne kemi vetëm pak kohë që e kemi hapur këtë dyqan. Në fillim mendoja se jam naiv dhe se dashuria ime ndaj luleve mund të jetë vetëm një iluzion pasi e di që në Kosovë nuk ka shumë romantikë, por jo”, tha Krasniqi, i cili ka lënë politikën për tu marrë me lulet.

Kjo tendencë për socilogun,  Hajredin Kuqi, tregon për ndryshime në aspektin social të pozitës së gruas. “Gruaja nuk ka qenë e barabartë në Kosovë, nuk ka drejtë prone jofromalisht dhe është e shtypur. Por, kjo shtypje shpesh ia mundëson që meshkujt në data të vecanta të mundohen ta zbusin këtë padrejtësi duke pretenduar se megjithatë nuk kanë harruar”, ka thënë Kuqi.

 

Lulet në Kosovë, për herë të parë kanë arritur shumë vjet më parë dhe thuhet se datojnë që nga lufta e Dytë botërore, porn ë të shumtën e rasteve janë përdorur për të prodhuar lëngje lulesh sic është “limuntozi”dhe “malina”, e cila bëhet nga trëndafili.


Tetë marsi, “Lule Drenica” triumfon në treg

log in

reset password

Back to
log in