Thaçi kërkon që të festohet sërish 28 nëntori, kur të kthehet nga Amerika


Presidenti i Kosovës, Shkëlqësia e Tij Zotëri Hashim Thaçi është gjendur në një situatë aspak të volitshme, pasi për shkak të angazhimeve tepër të mëdha për shtetndërtimin e Kosovës duke iu dashur që të shkojë në Amerikë për të lobuar, duke humbur kështu festën e 28 nëntorit.

Mungesa e Shkëlqësisë së Tij në këto festime ka bërë që sivjet 28 nëntori të mos jetë aq festiv sa kishte qenë viteve të kaluara. Andaj për për këtë arsye, Shkëlqësia e Tij ka kërkuar që 28 nëntori të festohet përsëri në Kosovë, në ditën kur ai do të kthehet nga Amerika.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës tregohet se të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur me 28 nëntor do të përsëriten në ditën kur Shkelqësia e Tij të kthehet në Kosovë.

Kësisoj do të jetë edhe Ditë Pushimi ajo ditë, do të bëhen vizitat tek varret në Prekaz, do të përsëritet mbledhja e dy Qeverive dhe të gjithë do të bëjnë edhe njëherë shqiponjën.


Thaçi kërkon që të festohet sërish 28 nëntori, kur të kthehet nga Amerika

log in

reset password

Back to
log in