Thaçi ndërpret vizitën në Amerikë pas aksidentit të Era Istrefit


Aksidenti që i ka ndodhur Era Istrefit në Brezovicë duke e thyer këmbën ka alarmuar të gjithë institucionet në Kosovë, përpos popullit normalisht që gjithandej është parë i shqetësuar.

Me të dëgjuar këtë lajm, presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare, ka ndërprerë vizitën dhe është kthyer menjëherë në Kosovë.

“Me të arritur në Kosovë, shkëlqesia e tij, Hashim Thaçi do të bëjë një vizitë të shkurtër tek Era në spital dhe më pas do të mbledhë ekipin e tij për të prezantuar idenë që shteti të ndajë një shumë për shërimin e saj”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit.

Kukunews mëson se presidenti do të kthehet prapë në Amerikë bashkë me Era Istrefin në një aeroplan.


Thaçi ndërpret vizitën në Amerikë pas aksidentit të Era Istrefit

log in

reset password

Back to
log in