Thaçi i qon letër Vuqiqit: A të thojsha që Gjuriqi ka mu harru qa ka mi bo gulenistave


Presidenti i Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Zoti Hashim Thaçi ka vazhduar komunikimet e tija të rregullta me homologun e tij serb, Aleksandar Vuciq, i cili prej se e ka njohur Pavarësinë e Kosovës ka trashur shoqërinë me presidentin tonë, babanë e kombit.

Në një letër korrrespodencë që ka siguruar Kukunews, zbulohet sesi Hashim Thaçi e ngushëllon homolgun e tij për poshtërimin e marionetës së tij, Marko Gjuriq që para një jave u zhagit nëpër Prishtinë, si i arrestuar për hyrje ilegale në Republikën më të sigurtë në Evropë për nga kufijtë, Kosovës.

Në këtë letër, të cilën Shkëlqësia e Tij, Zoti Hashim Thaçi ia ka dërguar Aleksandar Vuqiqit pas nja 30 letrave me plot vajtim që ai ia kishte dërguar atij, i shpjegohet qartë sesi është përkujdesur që poshtërimi i Gjuriq të harrohet shpejtë.

“I dashur Vuqiq, ashtu sikurse ta kam thënë në shumë takime në netët e vona nëpër vende të ndryshme vazhdoj të qëndroj aty: unë kurrë nuk ta nguli, edhe nëse ta nguli nuk të dhem shumë. Besoj i kujton këto fjalë, andaj po te them se edhe zemërimi yt në rastin e arrestiit të Gjuriqit, ka qenë një ngulje, por që nuk dhem shumë…”, thuhet në filim të letrës së Thaçit.

Ma pas Shkëlqësia e Tij, Zoti Hashim Thaçi në letër jep edhe një shpjegim tjetër fort interesant. I thotë Vuqiqit sesi e ka mbajtur fjalën e herës së fundit që kanë folur në telefon, natën kur është bërë arrestimi dhe deportimi i Marko Gjuriq.

“Sikurse të kam thënë edhe në telefon atë natë, ashtu edhe ka dalë. Të kam thënë se mos u brengos sepse do ta bëjë një veprim tjetër pas këtij që do të harrohet krejt Gjuriqi. Ashtu edhe ka dalë. E pe se cfarë kam krijuar me Gulenistët? Një mrekulli. Tani Gjuriqi është i harruar. Shihemi së shpejti”, përfundon letrën në mënyrë të sertë, Shklëqësia e Tij, Zoti Hashim Thaçi.

Ne në Kukunews kemi vendosur të mos e publikojmë letrën pasi është e shkruar nga vet dora e Shkëlqësisë së Tij, pra dorëshkrim, dhe si i tillë nuk bënë të publikohet pasi është sekret shtetëror shkrimi i Presidentit, dhe mund të përdoret nga të tjerët që të dërgojnë letra në emër të Presidentit tonë, Shkëlqësisë së Tij.


Thaçi i qon letër Vuqiqit: A të thojsha që Gjuriqi ka mu harru qa ka mi bo gulenistave

log in

reset password

Back to
log in