Thaçi raporton në Kuvend për vizitën në SHBA: 4 mijë veta janë kanë n’tpame për Gjorgj Bushin


Pas tri mungesave të arsyeshme për të raportuar në komisionet përkatëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidenti i Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Zoti Hashim Thaçi ka bërë një paraqitje të befasieshme në Kuvend me të arritur nga Britania për një short visit dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës ku qëndroi për të pamen e Gjorgj Bushit.

Shkëlqësia e Tij ka raportuar para Komisionit Parlamentar në se në të pamen për Gjorgj Bushin e Vjetër kanë qenë 4 mijë veta nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti ka bashkangjitur edhe listën e 4 mijë vetave të regjistruar dhe librin e kujtimeve.

“Gjithashtu ju njoftojmë se Shëlqësia e Tij ka qenë pritësi i parë në rendin e pritësve në të pamen e Gjorgj Bushit dhe ka drejtuar hyrjet e daljet në të pame. Një shërbyes i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Pentagoni duke nderuar presidentin tonë.

Më parë u dha lajmi se presidenti i Kosovës, sikur të qëndronte edhe 10 ditë më shumë në Amerikë do të pajisej me pasaportë amerikane por për interesa të vendit është kthyer në Kosovë duke humbur kështu nënshtetësinë amerikane.

Për 10 ditë Thaçi nuk arrin të pajiset me pasaportë amerikane

LAVDI.


Thaçi raporton në Kuvend për vizitën në SHBA: 4 mijë veta janë kanë n’tpame për Gjorgj Bushin

log in

reset password

Back to
log in