Thaçi uron përsëri kryeministrin


Presidenti i Kosovës ka vazhduar sagën e tij në lidhje me martesën e djalit të kryeministrit, duke shkuar për vizitë edhe një ditë pasi u bë dasma.

“Me Lumen u qum në mëngjes, edhe më tregoi Lumja që ka me shku në Ditë të Grave të kryeministri, edhe thash hajt masi e dille nuk rrihet ka shpija as në Brojë nuk shkohet se ka ra shi u bo lloç nëpër ara me shëtit edhe vendosa me shku të kryeministri apet se fort jena lidh qeto kohët e fundit”, ka rrëfyer presidenti për revistën “Kosovarja”.

Pasi kanë mbërritur tek shtëpia e kryeministrit, Thaçi ka vazhduar në odën e burrave aty ndërsa Lumja ka shkuar në oborr te gratë, aty ky kishte nisur qysh në mëngjes Dita e Grave.

“Lumja tha që ka me me ja dhon një ren me kcy me nuse se është adet, e unë shkova me bo llaf me kryeministrin. I ndrrum ca llafe, ma teshi pak për Kadrinë, po i thash që tybe skam sen mo në dorë sa i përket PDK-së”, ka thënë Thaçi.

Disa orë pas kësaj, presidenti ka shkruar një status në Facebook, duke treguar një të vërtetë të madhe.

“Sot isha në vizitë tek familja e kryeministrit Mustafa. Pas natës së martesës u interesova a i ka dalë reja virgjine. Ma tregoi çarçafin, dhe PO. Ishte virgjine. H.Th”, ka shkruar Thaçi.

virgjine

Urime edhe nga stafi i Kukunews-it.


Thaçi uron përsëri kryeministrin

log in

reset password

Back to
log in