Themelohet Partia e Shqiptarëve Protestues në Maqedoni


Pasi asnjë nga partitë shqiptare në Maqedoni nuk e kanë marrë përgjegjësinë për pjesmarrëje apo mbështetje të protestës kundër kryeministrit Gruevski, një protestues i  kombësisë shqiptare ka vendosur që të mbledhë një grup të protestusve për të formuar një parti.

Partia e cila përbëhet nga më shumë se 10 mijë shqiptarë quhet Partia e Shqiptarëve Protestues në Maqedoni, dhe si qëllim ka krijimin e një kërkese drejtuar cilësdo parti maqedonase që merr pushtetin pas rrëzimit të Nikola Gruevskit.

“Mëqense asnjë parti shqiptare nuk ka mbështetur kërkesat në të cilat ne si shqiptar po protestojmë, dhe përderisa qëllimi: dorëheqja e Gruevskit, nuk është arritur qëllimi ynë që të veprojmë si grup me kërkesa të njejta”, thuhet në njoftimin e Shqiptar Kosova, liderit të partisë.

Në ndërkohë ata po qëndrojnë së bashku me opozitën e Maqedonisë, liderin Zaev i cili ka paraljmëruar një takim me këtë grup për tí marrë edhe kërkesat e tyre. Gazetat maqedonase tanimë janë duke shkruar për mundësinë që partia e Zaev ta marrë këtë parti në koalicionin për qeverinë e ardhshme.

Por një kryetar i degës së BDI-së në Kumanovë, e ka quajtur themelimin e kësaj partie si një veprim i organizuar për të ndarë shqiptarët.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për një parti të re, por që të bashkohen”, tha zyrtari i BDI-së.

 

 

 

 


Themelohet Partia e Shqiptarëve Protestues në Maqedoni

log in

reset password

Back to
log in