“Tri truqet që ia tregova Veselit për t’ia hequr magjinë e zezë kryetarit të SBASHK-ut”


Pas publikimit të hulumtimit ekskluziv për atë sesi kryeparlamentari Kadri Veseli ka përdorur magjinë e Burdushit për ta bindur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin që ta ndërpresë grevën, ne kemi arritur ta intervistojmë edhe Burdushin i cili gjendet padrejtësisht në burg.

Ai ka konfirmuar gjetjen tonë dhe ka sqaruar sesi fillimisht u bind nga Veseli.

“Mbrëmë ka ardh ky gardiani më tha, qu hajde, se tka ardh ditë po i vynë shefit. Edhe shkova me një dhomë, erdh Kadria, ish kon tu honger do kikirika, ma boni direkt: Burdush, Kosova ka nevojë për ty. Unë paraprakisht e kom dit se cka ndodhke me mësusa edhe ma rroki meniher”, rrëfen Burdushi.

Veseli detyroi Burdushin t’i ndihmonte me magji për ta bindur kryetarin e SBASHK-ut

Më pas Kadri Veseli kishte kërkuar qartë: truqe magjie.

“Kadria ma boni: Rrahman Jasharin, kryetarin e SBASHK-ut e ka kap magjia e zezë po beson që sja qesim rrogat msusave, duhet me ja hjek këtë dreq që i ka hi në trup. Me kthy në tokë të zotit. Vec ti Burdush mundesh. E unë meniher i thash, po e cka fitoj unë?”, rrëfen Burdushi.

Por Veseli kishte shkuar në vizitë edhe me një ofertë.

“Ti nëse e kthjellë Rrahmanin, unë ti hjeki 5 vjet burg, ma boni Kadria. Pranova, edhe i thash: qe merre qeta ujë, pshtjelle tonë naten me fleta të Abetares edhe kur të vjen në takim, qitja 5 pika në ujë, edhe nisja boni muhabet. Si ta pin ujin, meniher nisja me i bo presion me pranu ofertën dhe ai fillon e ndryshon mendim, sepse në ato momente magjia e zezë largohet nga trupi i tij dhe kondensohet në ato 5 pikat”, rrëfen Jashari.

Pesë pikat që kondensojnë magjinë e zezë, kanë këtë fuqi meqense tërë natën kanë qenë të mbështjella me fleta të Abetares që i japin një energji pozitive dhe shkollore.


“Tri truqet që ia tregova Veselit për t’ia hequr magjinë e zezë kryetarit të SBASHK-ut”

log in

reset password

Back to
log in