Trump shkarkon Delawien pas kritikave diplomatike të Nasimit


Kritikat mbi kodin diplomatik të ambasadorit amerikan Greg Delawie nga intelektuali dhe veteranit t’diplomacisë, Nasim Haradinaj, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në administratën e Stejt Departamentit në ShBA.

Madje presidenti amerikan Donald Trump me të dëgjuar në CNN lajmin se ish-diplomati i i luftës, Nasim Haradinaj i ka dhënë ndaj kodit diplomatik dhe sjelljes prej qobani diplomat të Greg Delawie.

“Fake news”, fillimisht kishte thënë Trump, por me të parë figurën e Nasim Haradinaj në ekran ai kishte rikthyer koncentrimin.

Me të kuptuar se kritikat kishin të bëjnë mbi sjelljet diplomatike të ambasadorit, ai kishte thirrë Nasim Haradinajn duke e pyetur: “Nasim bruh, is that true”? “For sure mate”, ia kishte kthyer Nasimi.

Kjo kishte bërë që Trump menjëherë të lidhej me Ambasadën Amerikane në Kosovë, dhe e kishte kërkuar ambasadorin Delawie në telefon.

“Cka po qurravesh ntelefon, a e ke bo mut? A pe thote edhe Nasimi? WTF dude??. Your’e fired”, i kishte thënë Trump.

E Delawie me gjysmë zëri dhe me pendesë të madhe raportohet se nuk e ka kundërshtuar vendimin por vetëm e ka pranuar duke thënë një fjali: “Ashtu kshtu kom pas me dhonë dorëheqje”.

Sidoqoftë, duke lënë anash dhimbjen e këtij rasti, kjo ngjaje shënon një nga sukseset e shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar, duke treguar një pjekuri dhe guxim në diplomaci, dhe natyrshëm katalizatori i gjithë këtij revolucioni ska pasur kush të jetë tjetër por Nasim Haradinajt.


Trump shkarkon Delawien pas kritikave diplomatike të Nasimit

log in

reset password

Back to
log in