Uran Ismaili: Albini po shpifë, qeni që tapallon te QKUK-ja është shëruar në mandatin tim


Deklarata e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për një qen i cili për disa vite ka qenë tapall duke kërkuar ndihmë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po del të jetë jo bash e vërtetë. Një hulumtim i Kukuneës gjatë këtyre ditëve, ka dalë i pasukseshëm sepse nuk e kemi gjetur askund qenin.

Kukuneës ka telefonuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Uran Ismaili, për të kërkuar LLOGARI se çka ka ndodhë me qenin që tapallonte tek oborri i QKUK-së. Ismaili në përgjigjen e tij ka thënë se kjo temë tashmë i përket të kaluarës sepse ka kohë që ai qen është kthyer në shtëpinë e tij.

“Nuk e di pse po merrni me qesi tema tepër të parëndësishme dhe që janë tepër të vjetra”, ka thënë fillimisht Ismaili.

Kur ne i treguam se në fakt kjo akuzë është ende aktuale ai dha edhe një përgjigje tjetër duke dhënë një porosi për Albinin.

“Albini po shpifë, sepse qeni që tapallonte te QKUK-ja është shëruar moti, në vitin e parë të mandatit tim. Por unë e kam një porosi për të, le të merret ai me shëndetin e tij dhe le t;ia len veterinarëve të meren me të këtë. Tek e fundit, qent nuk kanë të drejtë vote”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se shumë shpejt pritet që edhe qeni të dalë me një deklaratë ta demantojë Albin Kurtin për këtë deklaratë.


Uran Ismaili: Albini po shpifë, qeni që tapallon te QKUK-ja është shëruar në mandatin tim

log in

reset password

Back to
log in