Vazhdon përçarja: Pas Shpend Ahmetit, 23 autobusë të rinj japin dorëheqje nga VV-ja


Si duket ndarja në Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të bëhet vetëm përmes dorëheqjeve të figurave të larta të kësaj partie, por tashmë ka filluar të shtrihet në cdo gjë që është krijuar ose është prodhim i politikave të kësaj partie.

Kësisoj pas dorëheqjeve të njerëzve nga partia tashmë kanë filluar edhe gjërat e tjera të marrin pozicion politik. Kështu që nga 50 autobusët e rinj, 23 prej tyre kanë dhënë dorëheqje na postet “autobusët e Lëvizjes Vetëvendosje” që janë njohur në publik ndërsa 27 të tjerë kanë qëndruar krah Shpend Ahmetit i cili nuk është as anej as knej.

Lajmin për Kukunews e ka bërë të ditur Autobusi i nr4 që i pari ka qenë që ka dhënë këtë ide, që i janë bashkangjitur edhe 22 autobusa të tjerë. Ata kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme duke thënë se në organizatën e autobusëve po mbizotëron baba e jo ideja.

“Autobusi i parë që ka ardhur në Prishtinë qe sa kohë po mendon që është baba ndërsa ne tjerët vetëm e ndjekim atë. Por jo, ksaj i ka ardhur fundi. Ne do të ndjekim idenë dhe jo babën. Ideja jonë është që të kemi sa më pak punë dhe më shumë përfitim”, ka thënë autobusi nr4.

Sipas tij është pamundur që brenda organizatës së autobusëve të VV-së të gjendet një gjuhë e përbashkët pasi autobusi nr 1 edhe kur ka qenë i prishur dhe jo funksional ka qenë lideri.

“Ne duam që lideri të jetë autobusi që ecë më së shpejti”, ka thënë autobusi nr 7.

Në nanë tjetër baba autobusi  nuk ka deklaruar asgjë pasi gjendet për momentin deri të hanen te Vullkanizeri për me ja ndrru një pjesë në motor që ju ka prish.


Vazhdon përçarja: Pas Shpend Ahmetit, 23 autobusë të rinj japin dorëheqje nga VV-ja

log in

reset password

Back to
log in