Veç 1 votë po lypet për demarkacion: Dosti i Ramushit, ofron shumë marramendëse për ata që shesin votën


Ditën e marte pritet që të miratohet ose ratifikohet demarkacioni ose shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi.  Qeveria i ka deri më tani 79 vota nga partitë e koalicionit si PDK, AAK dhe NISMA bashkë me disa parti të tjera që nuk kanë asnjë deputet, plus partinë opozitare LDK e cila është pajtuar që të votojë demarkacionin të cilin Ramush Haradinaj nuk i lente dikur ta votonin.

Kështu që nevojiten fiks 81 vota të cilat do ta kalonin demarkacionin dhe kësisoj ne të gjithë së bashku do tia mësyjmë vizitave tek shacit e tyre në Gjermani, Zvicër, Itali, Suedi e vende të tjera.

Përderisa negociatat me Listën Serbe duken se kanë dështuar por megjithatë e kanë marrë një votë prej një Donika Kadaj-Bujupi që ka qenë në VV e që më pas u dorëhoq nga VV-ja por iu bashkua AAK-së, tash nevojitet edhe një votë.

E kur është puna për një votë, kryeministri jonë i nderuar, një burë i vërtetë, Ramush Haradinaj nuk zagllavitet dhe ka vendosur që nga buxheti i tij personal të blejë një votë, për secilin deputet që dëshiron ta shesë votën e tij pro demarkacionit.

Kësisoj besohet se tek grupi i të dorëhequrve nga VV-ja është gjahu kryesor në këtë betejë dhe kryeministri ka ofruar 20 mijë euro për deputetin që pranon të votojë pro demarkacionit. E parate per shitjen e kesaj vote pritet ta paguaj dosti i Ramush Haraidnajt, intelektuali Tom Duhani.

“Ftoj deputetët që të më thërrasin në telefon ose të më shkruajnë sepse do tua blejë votën 20 mijë euro pra janë goxha do pare në lojë dhe keto i pagun kesh vet Tom Duhani, dosti jone. Përndryshe nëse vendosni mu bo patriota e se pranoni ofertën do tju qes në haraç”, ka thënë Haradinaj.

Ky cilësohet si një hap tepër human që tregon gatishmërinë e kryeministrit që sa më shpejt të miratojë demarkacionin dhe të liberalizohen vizat. Tom Duhani e kishte deshmuar perndryshe veten shpeeshhere se eshte nje patriot. Ai kur ishte Ramushi ne France qe e kane pas kap francezt me Interpol, ia ka paguar avokatet Haradinajt, deri ne 500 mije euro. Tom, u are the best.


Veç 1 votë po lypet për demarkacion: Dosti i Ramushit, ofron shumë marramendëse për ata që shesin votën

log in

reset password

Back to
log in