Veseli detyroi Burdushin t’i ndihmonte me magji për ta bindur kryetarin e SBASHK-ut


EKSKLUZIVE: Sekreti i Veselit, si i bindi mësuesit përmes magjisë me ndihmën e Burdushit

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli doli në një konferencë të jashtëzakonshme ku befasoi me lajmin e vitit, qysh me 1 shkurt, duke na njoftuar për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e vitit shkollor që nga e hëna. Por të gjithë pyetën sesi arriti ta bëjë këtë mrekulli kryeparlamentari Veseli?

Ekipi hulumtues i Kukuneës ka bërë një hulumtim ku ka gjetur se Veseli ka përdorur aftësitë e magjisë së Burdushit, një nga magjikët më të njohur në Kosovë, i cili padrejtësisht po mbahet në burg.

“Veseli ka përdorur fuqinë e tij prej kryeparlamentari duke i propozuar Burdushit heqje të 5 viteve burg, nëse ai i ndihmon që ti tregojë disa truqe të magjisë së zezë në mënyrë që ta bindë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahm Jasharin që të pranojë ofertën dhe të ndërpresë grevën”, thuhet në raportin sekret të siguruar nga agjencia jonë.

Madje ne kemi siguruar edhe një mesazh të Veselit dërguar Burdushit pasi ka përfunduar sot takimin me Jasharajn.

“Burdush, të falënderoj shumë që ke luajtur këtë rol historik në shtet ndërtim të Kosovës jam i lumtur që nxënësit e mësimdhënësit nga e hëna do të kthehen në shkolla dhe mësimi do të fillojë, dhe krejt kjo falë jush”, thuhet në mesazh.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari pas takimit me Veselin në anën tjetër, ishtë ndarë i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, por megjithatë kishte lënë të nënkuptonte se diçka e çuditshme kishte ndodhur në trupin dhe mendjen e tij, për disa momente..

“Ishte kënaqësi dje e filluam një raund të ri, sot arritëm marrëveshje. Edhe pse gjatë takimit kam pasur disa momente që nuk ndjehesha vetëvetja por megjithatë kjo lëvizja e re na ofron shumë kërkesave tona”, tha Jasharaj.

SBASHK-u ka vendosur ta ndërpresë grevën në arsim, pas marrëveshjes që është arritur me krerët e institucioneve. Burdushi pritet të lirohet së shpejti.

 


Veseli detyroi Burdushin t’i ndihmonte me magji për ta bindur kryetarin e SBASHK-ut

log in

reset password

Back to
log in