Veseli kërkon fokus maksimal në fushtë: Enver Hoxhajt ia ndërpret leximet e verës


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli edhe pse në të gjitha sondazhet del të jetë i pari me 98 për qind të votave si kryeministër, ai megjithatë dëshiron që ta trajtoj seriozisht fushatën parazgjedhore. 

“Populli të do vetëm atëherë kur ti në mënyrë konstante dhe të palodhur punon për ta. Edhe atëherë kur korrupsioni nuk egziston, ti duhet ta shpikësh që ta shkatërrosh dhe ti ofrosh siguri qytetarit”, ka thënë Veseli sot pas një mbledhje 23 minutëshe në parti. 

Duke u caktuar të gjithëve detyrat, ai ka kërkuar që të gjithë anëtarët e partisë të ndërpresin pushimet e verës ndërsa akademik Enver Hoxhajt i ka kërkuar që të ndërpresë leximin e librave të verës. 

“Ashtu kështu literatura e verës njihet me light story dhe ne kemi nevojë që të dealemi me hardcore story”, ka thënë Veseli teksa Hoxhaj ka pohuar marrjen e komandës. 

Në ndërkohë PDK-ja ka vendosur që shtabi zgjedhor i saj të jetë lokali post-poshmodern Bonvivant.


Veseli kërkon fokus maksimal në fushtë: Enver Hoxhajt ia ndërpret leximet e verës

log in

reset password

Back to
log in