Veseli sqaron ftesën nga Specialja: Më kanë thirrë për party të fundivitit, jo si i dyshuar


Kryetari që me sukses të jashtëzakonshëm e dërgoi Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë brenda dy parë zgjedhjeve, Kadri Veseli, ka bërë një sqarim të deklarates së mbrëmshme ku lajmëroi popullatën e interesuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. 

“Mirëmengjesi të gjithë dhe më falni që po ju drejtohem kaq herët, por mbrëmë për shkak të modestisë sime të tepruar, kur ju kam lajmëruar se kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale, më ka ikur fakti ta përmend se ka qenë ftesë për një party të fundvitit që e organizon Specialja çdo vit, për të festuar suksesin dhe të arriturat e vitit që po e lëmë pas”, ka thënë Veseli i përgjumur. 


https://i.ytimg.com/an_webp/T4bGHZ5IVNs/mqdefault_6s.webp?du=3000&sqp=CJeTk-4F&rs=AOn4CLAOZ3sGMisQ-FFy4IMJfNEKM5xQfQ

Sipas tij, mediat me tendencë e kanë publikuar lajmin për ftesën që ka marrë si një thirrje e Gjykatës Speciale për të dëshmuar rreth dyshimeve që raporti i Dick Marty-t hedh mbi veprimtarinë gjatë dhe pas luftës së Kadri Veselit. 

“E urrej të flas për vetën në vetën e tretë por më besoni, ky është një momentum për të cilin nuk mund të flas ndryshe për vetën pos në vetën e tretë, sepse në këtë rast unë jam objekti dhe subjekti”, ka thënë Veseli. 

Më pas e ka marrë fjalën këshilltari i Veselit për kohë të lirë duke treguar agjendën e Veselit me 4 dhjetor në Gjykatën Speciale. 

“Fillimisht z.Veseli do të marrë pjesë në parakalimin e tepihut të kuq në restorant “Vila Haga”, dhe më pas do të vendoset në dhomën VIP të hotelit luksoz ku do të meditoj për 10 orë së bashku me disa prokurorë të Speciales. Pas kësaj, do të marrë pjesë në reception për nder të mbylljes së vitit 2019 ku do të shfaqet edhe dokumentari mbi të arriturat e këtij viti të Kosovës dhe Gjykatës Speciale”, ka thënë këshilltari i cili nuk u prezantua. 


Veseli sqaron ftesën nga Specialja: Më kanë thirrë për party të fundivitit, jo si i dyshuar

log in

reset password

Back to
log in