fbpx

Vetëm 24 qytetarë nënshkruajnë peticionin – çmendet Samia: Masi qeshtu, shihemi nesër në stadium


Përkundër angazhimit të madh të Fondacionit “Anton Chetta” në Kukuneës Media, që arriti me ish-kryetarin e Skenderajit, baben e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, që nëse mbi 100 mijë qytetar e nënshkruajnë peticionin ku e pranojnë publikisht se Sami Lushtaku është baba i PDK-së në Skenderaj dhe jo vetëm, ai do të ndalonte tubimet me qytetarë, duke ndalë edhe kështu përhapjen e virusit, qytetarët duken më shumë të jenë gati që të infektohen dhe të vdesin sesa t’ia pranojnë Lushtakut titullin “ma i forti në PDK.

https://www.change.org/p/sami-lushtaku-sami-je-ma-i-forti-ve%C3%A7-nali-qato-tubime

Kjo ka bërë që Sami Lushtaku të dalë jashtë kontrolle i nervozuar, duke telefonuar drejtoreshën e Fondacionit “Anton Chetta”, të cilën e ka kërcënuar përmes disa rojeve të tij të cilët e kanë ndjekur drejtoreshën me veturë deri sa u hi në parking të Albit. 

Pasi ka dështuar të qeroj hesapet me drejtoreshën e Fondacionit të krijuar nga Kukuneës Media Group me qëllim të pajtimit mes qytetarit si durues pafund i budallakive, dhe politikanit që pafundësisht bënë budallaki, Sami Lushtaku ka kërcënuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. 

“Unë shkova prom në Brezovicë, kishe kur të kthehna nesër (për sot e ka fjalën) unë veç i gjej 100 mijë nënshkrime ku ma pranojnë së jam baba në PDK, edhe isha duke mendu që megjithatë t’ia jap një shans shoqërisë kosovare që të mos vuaj nga budallakitë e mija që derivojnë nga lufta e pastër dhe gjenialiteti im ‘ bleja shtetit arin 50 euro, shitja shtetit ma vonë 5 mijë euro’ por me juve shqiptarëve është e kotë”, thuhet në fillim të letrës së Sami Lushtakut. 

Më pas Lushtaku zbutet. 

“Djali im, Mërgimi, më kritikon shpesh duke më thënë ‘po bab hajt boll i torturove, leje kete popull pak’ dhe unë gjithmon i them: ‘okej babit veç dije që qeta kanë me të hyp në kry, një ditë, kanë me ta marrë krejt pasurinë’ por djali im si njeri i mirë, ma kthente gjithmonë: ‘hajt se e kam unë Allahun’ ama qe, ku po dalin fjalët e mija: ky popull sta din. Por Mergimi sot ma tregoi të kundërtën. Ai ka zbuluar se njerëzit në të vërtetë nuk është se sma pranojnë se jam baba, por që ju duket pak, që vec me një nënshkrim online. Ata duan të ma vërtetojnë me prani fizike”, vazhdon Lushtaku, Samia jo Mergimi. Dmth deri tash Samia ke duke e treguar ngjarjen, e jo Mergimi sepse në citat duket ngapak ashtu. 

Si përfundim Sami Lushtaku ka thënë se më nuk ka kohë të pres, dhe se nesër do t’ia dëshmojë gjithë Kosovës, se ai është baba i PDK-së, ma i forti në Skenderaj. 

“Nesër ftoj të gjithë qytetarët që nuk janë ndier mirë që të ma pranojnë vetëm me një nënshkrim se jam ma i forti, të vijnë në Stadiumin Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, për t’i dërguar të fala partive, pluma Veriut çerdhes së Beogradit, e t’i tregojmë se jeni ushtar të Sami Lushtakut”, përfundon letra. 

Me këtë rast edhe unë si autor i këtij shkrimi e shpalli vetën goxha njeri me nerva të stërholluara që nevojiten për të shkruar diçka satirike për Sami Lushtakun. Ma boni hallall.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.