fbpx

Violeta Veseli thotë se brenda PDK-se ka njerëz që ja bojn argatin VV-së: Dorhiquni ose ju ngi SHIK, veç mos boni tani ciu-ciu


Ka përfunduar takimi mes dyshes së fuqishme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, dhe bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta, janë takuar gjithashtu sot, ku kanë diskutuar mbi realizimin e pritjeve që ato kanë pasur nga kryesia e partisë.

Pas takimit është deklaruar e para Lumnije Thaçi e cila ka thënë se humbja e PDK-së në këto zgjedhje është si rezultat i mos punës dhe mungesës së aktivizmit dhe sinqeritetit me votuesin brenda PDK-së dhe për këtë arsye, partia ka nevojë për një ballafaqim me vetën. 

Kur është pyetur nga gazetarët se çka i thotë ajo zyrtarëve të lartë të partisë që nuk mendojnë dhe nuk po flasin për dorëheqje, Lumja është nervozuar edhe më shumë. 

“Nëse ka të tillë që mendojnë se kjo humbje do të kalojë si asgjë, janë gabim. Nëse nuk reflektojnë, do të më detyrojnë që të kapi fshisen sikur Albini dhe ti shkarkoj të gjithë”, ka thënë Lumja. 

Pas Lumes, ka dalë në konferencë për media edhe Violeta Veseli, e cila është shprehur jashtëzakonisht e dëshpëruar me performancën e Partisë, por ka shkuar përtej Lumes, duke dhënë një super informacion. 

“Unë ja thash edhe Lumes, po ajo sbesojke. Brenda PDK-së, unë kam informacione të sigurta, që njerëz me pozita të larta në parti, ja kanë bo argatin Lëvizjes Vetëvendosje. Unë i ftoj të gjithë ata që e dijnë shumë mirë se kush janë, të japin sa më shpejt dorëheqje, përndryshe i pret fati i publikimit të krejt fakteve”, ka thënë Violeta. 

Kur është pyetur nga gazetarët, se cka nëse ata nuk japin dorëheqje,dhe se ka njerëz brenda PDK-së që mendojnë se Violeta është SHIK,  ajo është nervozuar. 

“Unë qeshtu po ju thom. Nëse nuk japin dorëheqje, unë ka me i ngi SHIK, veç tani mos le të bojnë ciu-ciu”, ka thënë Violeta në ikje. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.