Vjehrri i Mërgim Lushtakut e len punën në PTK: Interneti është mashtrim, e prishi rininë


Vjehrri i Mërgim Lushtakut, 60 vjeçari, i cili u punësua para disa ditësh në Postën dhe Telekomin e Kosovës, përmes një konkursi jashtëzakonisht transparent, e ka lënë punën e tij në këtë kompani, pasi sipas tij, interneti është një diçka që nuk e beson.

“Interneti është prodhim i dreqit, që ka për qëllim me prish rininë. Unë nuk mund të punoj në Vala ku me 4g po i mashtrojnë të rinjt. Interneti është mashtrim”, ka thënë ai duke përsëritur gjithmonë “interneti është mashtrim”.

Në ndërkohë ka reaguar Hoxhë Mergim Lushtaku, i cili ka thënë se edhe ai beson që interneti është i krijuar nga masoneria ILUMINATI.

“Respekt për vjehrrin. Allahu ka me ta bo xhenetin me 500 hyrija. Interneti është mashtrim, ama mu më vynë për binznes edhe poltikë se kurrë se kisha përdor. Allah në dore tane”, ka thënë deputeti Hoxhë Mërgim Lushtaku.


Vjehrri i Mërgim Lushtakut e len punën në PTK: Interneti është mashtrim, e prishi rininë

log in

reset password

Back to
log in