fbpx

Vjosa Osmani nuk e njeh rezultatin e votave për Albinin: Si presidente i respektoj vetëm votat e numëruara nga KQZ


“Vetëm votat e çertefikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, do të jenë të vlefshme dhe do të ketë legjitimitet. Çdo votë tjetër e numëruar jashtë sistemit zyrtar të numërimit, është e pavlefshme”.

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikes së Kosovës.

Ashtu siç pritej, Albini Kurti është politikani më i votuar në Zgjedhjet e fundit të mbajtura me 14 shkurt. Pas numërimit të të gjitha votave në Kosovë dhe ato të diasporës, Albon Kurtin e kanë votuar fiks 378 mijë e 580 votues nga Kosova dhe 35 mijë votues nga diaspora. Gjithsejt ka marrë mbi 400 mijë vota. Numër rekord i votave për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit nuk iu lejua pjesmarrja në Zgjedhje, pasi kundërshtarët ja gjetën fijen ligjore që me ja pamundësu kandidimin për deputet.

Por Kurti nuk u tërhoq, dhe qytetarët e votuan, përkundër faktit se KQZ nuk e ka për obligim që të numëroj votat për numrin 1 nga VV. Këtë punë e ka kryer Armata e Komisonerëve të VV-së të cilët krahas shifrave zyrtare kanë pasur për të detyrë të numërojnë jo zyrtarisht votat për numrin 1, Albin Kurtin. Këto vota që jane mbledhur të gjitha në VV, dhëjnë rezultatin se 100 për qind e atyre që kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje, kanë votuar edhe për Kurtin, ndërsa 10 mijë vota më pak ka Vjosa Osmani, numër 2. 

Por është pikërisht numri 2 që ka dalë me një deklratë duke i bërë ftesë VV-së që të respektoj votat e numëruara nga institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “Valdete Daka”.

“Si ushtruese e detyrës së Presidentës, është obligim kushtetues, që të mbrojë votën e secilit qytetar të Kosovës, dhe të bëjë çmos që vota e numëruar e secilit qytetar nga institucionet e vendit, të kenë legjimitet të plotë”, ka thënë Vjosa Osmani, u.d e Presidentes së Kosovës, , disa minuta pas publikimit të rezultateve të votave në Kukunews.

“Andaj vetëm votat e çertefikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, të jenë të vlefshme. Çdo votë tjetër e numëruar jashtë sistemit zyrtar të numërimit, është e pavlefshme, nuk ka legjitimitet dhe llogaritet sfidim i ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, gardiane e së cilës jam unë”, ka shtuar Vjosa Osmani, u.d e Presidentes së Kosovës


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.