fbpx

Vuçiqi falenderon fansat shqiptar: Falë jush, postimi im ka thyer çdo rekord në Instagram


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e kishte menduar asnjëherë se një fotografi e postuar në profilin e tij në Instagram, do ti merrte ndonjëherë 21 likes dhe mbi 160 mijë komente. 

“Por kur i ke fansat ma të mirë në botë, po ndodhke mrekullia”, thotë Vuçiq teksa flet në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, në emisionin “Mrekullia Vuçiq”.

Vuçiqi ka thyer cdo rekord të komenteve në profilin e tij në instagram, me ndihmën e fansave shqiptarë të cilët nuk kanë mundur të ndalen se komentuari në fotografinë në të cilën harta e Kosovës është e mbuluar me flamurin e Serbisë. 

Edhe pse një fore montazh jashtëzakonisht e dobët dhe pa shije, fotografia ka arritur majat e rekordeve në Instagram. “Kur i ke fansat e jashtëzakonshëm sikurse janë shqiptarët, atëherë estetika nuk ka fort rëndësi.Ata më kuptojnë se çka dua të them.Unë i kuptoj se çka po thonë. Kjo është mrekullia e raportit tonë të ngushtë. Ju dua”, ka përfunduar Vuçiq. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg