VV e merr “me hajna me hajna nuk ka shtet”, PSD e merr “hajnat n’burg”


Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të dorëhequrit nga kjo parti duke dalë në partinë PSD kanë rënë dakord për gjënë e fundit që iu kishte mbetur pa e ndarë mes vete.

Të dy grupet janë marrë vesh që të ndajnë edhe motot dhe thirrjet në protesta që kanë qenë dikur të gjitha të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata janë marrë vesh, sipas njoftimit të të dy partive, që ti ndajnë edhe motot që i kanë përdorur gjatë protestave, në kohën sa kanë qenë të vetëvendosur dhe të bashkuar.

Me një dakordancë të thellë janë marrë vesh që Lëvizja Vetëvendosje ta përdorë parullën “me hajna me hajna nuk ka shtet”, ndërsa Partia Socialdemokrate e ka marrë parullën “hajnat n’burg”.

Për këtë arsye është mbajtur edhe mbledhja kryesore në të dy partitë ku i kanë lajmëruar fansat dhe aktivistët e tyre që të thërrasin parullat përkatëse dhe të mos i ngatërrojnë ato. Në rast se një aktivist i VV-së thërret “me hajna me hajna nuk ka shtet” atëherë ai automoatikisht do të kalojë në PSD dhe e njejta vlenë edhe për fansat e PSD-së.


VV e merr “me hajna me hajna nuk ka shtet”, PSD e merr “hajnat n’burg”

log in

reset password

Back to
log in