Zbulohen 4 mijë kosovarë që hala i besojnë Hashim Thaçit


Prill 2014. Qengji duke pozuar me Hashim Thaçi

Një studim i kryer nga Instituti për Studime të Kota, me bazë në Preshevë, ka dalë me një raport ekskluziv në të cilin vihet në pah një fakt që askush nuk e kishte besuar që egziston.

Ky Institut ka dalë me një hulumtim në të cilin tregon sesi në Kosovë egzistojnë disa persona që marrëzisht i besojnë Hashim Thaçit.

“Bazuar në hulumtimin ton dhe intervistismin e më shumë se 1.5 milion kosovarëve del se në Kosovë janë diku mbi 4 mijë kosovar që ende i besojnë marrëzisht Hashim Thaçit gjë që ne na ka befasuar pasi kemi menduar se në Kosovë, askush më si han foret e tija”, thuhet në raport.

Po sipas këtij raporti, këta 4 mijë kosovarë janë ende në gjendje për të votuar, andaj edhe rreziku nga ta është ende i madh. Ata kanë një kërkesë.

“Duhet të bëhet një plan që këta persona apo qytetar të arsimohen dhe të bëhen të vetëdijshëm. Në rast të kundërt duhet të futen në karantinë izolimi”, thuhet në raport.


Zbulohen 4 mijë kosovarë që hala i besojnë Hashim Thaçit

log in

reset password

Back to
log in