Zbulohen 4 kafiqa në Kosovë që nuk kanë lëshuar sot këngë patriotike


Ekipi i gjërë hulumtues i Agjencisë sonë Jashtëzakonisht Serioze, pas një hulumtimi tepër të gjatë dhe të komplikuar, kanë arritur që të identifikojmë katër kafiqa të cilat sot me 28 nëntor nuk kanë lëshuar asnjë këngë patriotike.

Sipas këtij hulumtimi, katër kafiqat gjenden në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe ato pas një ekzaminimi disa orësh, kanë rezultuar se nuk kanë lëshuar asnjë këngë patriotike.

Këto kafiqa gjenden në Leposaviq, në Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Novobërd.

Ekipi jonë ka mësuar se në këto kafiqa, pronarët nuk e kanë ditur fare që është 28 nëntori andaj edhe kanë harruar të lëshojnë muzikë patriotike.

Sipas këtij hulumtimi del se këta kafiqa në fakt kanë filluar të lëshojnë muzikë tek pas orësn 20:00 gjë që nuk llogaritet sepse në atë kohë të gjithë paksa fillojnë të dehen dhe i kap patriotizmi.


Zbulohen 4 kafiqa në Kosovë që nuk kanë lëshuar sot këngë patriotike

log in

reset password

Back to
log in