fbpx

Zbulohet se Ylli ka bindur Nazin që të zbulojë sekretin, veç me kap ma shumë dasma


Duket i pafajshëm, por në fakt është mjeshtër i manipulimit.

Kur e shef nëpër intervistat e dhëna, të krijohet përshtypja se është një djalosh i urtë dhe se e lë më të mençurin të flasë. Po Ylli i Aurorës, shoku i Nazmi Sfishtës a.k.a Nazi i dërguari i Allahut, nuk është ashtu siç paraqitet. 

Shumë njerëz mund edhe të kenë ndjerë keqardhje ndaj pozitës së palakamueshme të Yllit i cili gjatë tërë kohës sa shpaloset mençuria e Nazit, ai vetëm pin Golden Eagle, por një hulumtim i Kukuneës në Dosjen Nazi, tregohet krejt një tjetër yll. 

Një dosje voluminoze afro 4 mijë faqesh, me tekste, video e audio e përgaditur për më shumë se 10 vite nga Intelegjenca Amerikane dhe Baza Qendrore Ndërhapësinore e SHBA-së, që ka të bëjë me Nazmi Sfishtën, një nga personat më të rëndësishëm në botën e momentit.

Kukunews ka arritur të sigurojë të gjithë dosjen në të cilat janë 7 librat e Universilisë, mbi 10 mijë orë bisedime audio mes Nazit dhe Allahut, 7 mijë orë incizime video Nazi duke u përballur me dreqnit dhe mbi 40 mijë fakte të tjera që dëshmojnë sesi Nazi ka funksionuar gjatë këtyre dekadave. 

Aty zbulohet se Ylli në fakt ka qenë fajtori i të gjitha daljeve të Nazit në televizion, pasi që interesi i tij ka qenë që të përdorë diturinë e Nazit dhe faktin se është i dërguari i Allahut, për të goditur sa më shumë dasma. 

“Para çdo paraqitje televizive të Nazit, të cilat nga Allahu kanë qenë të ndaluara, ka qenë një fushatë e egër e Yllit, i cili e ka manipuluar Nazin duke e bindur se populli ka nevojë të dëgjojë më shumë prej tij”, thuhet në raport. 

#DosjaNazi, Kapitulli V: The Master Behind

Sipas Dosjes, Nazi duke qenë një njeri që priret t’u besojë të tjerëve duke u nisur nga vetja, nuk e ka hetuar se çdo herë që Ylli e ka bindur të dalë në TV, ka qenë një sezonë, ose e dasmave, ose e maturës, ose e verës. 

Çfarë mendimi keni tash për Yllin? A po ju dhimbset?


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg